Rama përmend LDK-në, UÇK-në dhe Thaçin, si faktorë kryesorë për të tashmen

Aktuale

Rama përmend LDK-në, UÇK-në dhe Thaçin, si faktorë kryesorë për të tashmen

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 12:21
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalimin e tij në mbledhjen e dy kuvendeve, të Shqipërisë dhe Kosovës, ka përmendur LDK-në dhe UÇK-në, pa të cilët tha se nuk do të mund kuptohej ardhja deri në këtë ditë.

“Dy emra do të sjellë në vëmendje këtu, pa të cilët nuk mund të kuptohet sot, as ardhja deri në këtë ditë dhe as vazhdimësia përtej kësaj dite;

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, dhe të dyja këto natyrisht lidhen me Ibrahim Rugovën, një i munguar i madh sot, pasi u nda nga jeta para kohe por me mision të kryer, dhe Hashim Thaçin, një tjetër i munguar sot në këtë sallë, i cili është i ndarë prej nesh përkohësisht, në një mision që vazhdon”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat