“Ik atje budallicë”: Logopedi nga Gjilani abuzon me një fëmijë 5-vjeçar - publikohet videoja

Aktuale

“Ik atje budallicë”: Logopedi nga Gjilani abuzon me një fëmijë 5-vjeçar - publikohet videoja

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 12:40
Iljasa Fazliu nga Gjilani ka abuzuar psikikisht në ordinancen e tij, një fëmijë 5 vjeçar të diagnostikuar me autizëm

Logopedi, Iljasa Fazliu nga Gjilani ka abuzuar psikikisht në ordinancen e tij, një fëmijë 5 vjeçar të diagnostikuar me autizëm. Insajderi ka siguruar video incizimet ku i njëji dëgjohet duke e sharë e ofenduar fëmijën teksa dëgjon të qarat e tij. Iljasa Fazliu ishte emëruar ud. i shefit të shërbimit të Logopedisë në QKUK nga ud.drejtoresha e ShSKUK-së Pranvera Zejnullahu-Raçi.

A.V (inicialet e së cilës janë ndryshuar nga redaksia) kishte kohë që po e dërgonte vajzën e saj 5 vjeçare në ordinancën logopedike AAR logo + në Gjilan. Mësohet se nëna kishte vërejtur se gjendja e fëmijës vetëm se përkeqësohej dita ditës.

Sot ishte seanca e pestë që ajo e dergoi vajzën atje.

Me këtë rast, siq mëson Insajderi, ajo kishte kryer edhe pagesën për dy seanca në vlerë prej 250 eurosh.

Në atë ordinancë, vajza e saj po ofendohej e shahej nga vetë doktori Iljasa Fazliu duke i shkaktuar edhe presion psikik.

Media ka siguruar video incizime ku Fazliu dëgjohet duke e urdhëruar pacientin që të ndalojë së qari, disa herë me radhë.

”Plaq atje…Ik atje budallicë, ta q*ft bota nanen…ik aty… jepja bre topin q*ja nanen qaty… nalu ta q*ft dreqi nanen…çka po don çka, çka?… na e lodhe b**hen”, këto janë fjalët që dëgjohen në videon e siguruar.

Pasi nëna kishte shkuar që ta marrë fëmijën në ordinancë, familjarët kishin dëgjuar incizimet nga atje.

“Dialogu nuk kishte sukses”, me doktorin familjarët u konfrontuan fizikisht

Në video gjithashtu dëgjohet edhe një punonjëse tjetër teksa i drejtohet vajzës disa herë me fjalë, ku ndër to e quan 5 vjeçaren edhe ”rriqën”.

Pasi kishin dëgjuar incizimet, familjarët ishin nisur për në ordinancë, rrugës ata takuan doktorin. Ku sipas burimeve të medias, megjithëse fillimisht tentuan të diskutojnë pa eskaluar situata, afër një kafeneje në Gjilan, ata u konfrontuan edhe fizikisht.

Policia ka arrestuar 2 nga familjarët e vajzës 5 vjeçare pas përleshjes që ata kishin me doktorin.

”Janë verifiku e dëgju inqizimet, policia menjëherë kan shku edhe e kan arrestu doktorin”, kanë thënë burimet e sigurta nga policia.

Në anën tjetër, mësohet se Fazliu në shtator të këtij viti ishte emëruar si u.d i shefit të Shërbimit të Logopedisë në Klinikën e Otorinolaringologjisë në QKUK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat