Bulliqi: Hakerët janë duke kërkuar para nga llogaria ime

Aktuale

Bulliqi: Hakerët janë duke kërkuar para nga llogaria ime

Nga: A.SH Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 12:56
Shpejtim Bulliqi

Mbrëmë kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka njofutar se i është hakuar llogaria e tij në Fcebook.

Siç thotë ai, “janë duke kërkuar para nga llogaria ime, por edhe duke dërguar mesazhe të ndryshme jo etike”.

Derisa, ka kërkuar që rasti të trajtohet me urgjencë nga organet e rendit.

Postimi në Facebook:

Ata që kanë hakuar llogarinë time në facebook, siç po më njoftojnë miqtë, janë duke kërkuar para nga llogaria ime, por edhe duke dërguar mesazhe të ndryshme jo etike.

Të gjithë miqve të facebook-ut, që po marrin mesazhe të ndryshme nga llogaria ime u kërkoj që t'i injorojnë ato dhe të mos bien pre e këtij mashtrimi.

Nga organet e rendit kërkoj që rastin ta trajtojnë me urgjencë, të identifikohen keqbërësit dhe të dënohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat