Osmani në kazermën “Adem Jashari” për “Ditën e Hapur” të FSK-së

Aktuale

Osmani në kazermën “Adem Jashari” për “Ditën e Hapur” të FSK-së

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 13:48
Vjosa Osmani

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e “Ditës së Forcës”, sot duke filluar nga ora 12:00 deri në ora 15:00, organizon “Ditën e Hapur”.

Në këtë ngjarje është duke marrë pjesë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Së bashku me presidenten, është parë edhe Rifat Jashari (vëllai i legjendarit Adem Jashari).

Interesimi i qytetarëve është i madh për këtë ngjarje ku pritet të demonstrohen aftësitë dhe kapacitetet ushtarake të FSK-së të shoqëruara edhe me aktivitete tjera.

Në këtë ditë, në Kazermën “Adem Jashari” nga ora 12:00, do të marrin pjesë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere me mision në vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat