“Ku janë dorëheqjet të atyre të cilët i kanë kontribuar gjendjes së pashpresë në vend”

Aktuale

“Ku janë dorëheqjet të atyre të cilët i kanë kontribuar gjendjes së pashpresë në vend”

Nga: A.SH Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 15:36
Foto ilustrim

Analisti Skënder Mulliqi ka komentuar situatën aktuale politike në Kosovë.

Sipas tij, gjendja politike në vend nuk është e mirë, dhe se si shoqëri duhet të parandalojmë dukuri negative për vendin tonë.

“U bë një kohë prej 22 vitësh duke i kritikuar politikanët në Kosovë. Tashmë gjithçka ka kaluar në ankime të përmasave patologjike. Shumica e intelektualeve si pjesë e kësaj shoqërie po preferojnë heshtjen, duke i kontribuar kështu stagnacionit. Të gjithë kemi mbetur duke u ankuar, të frustruar, të lodhur nga verbalizmat.

Shtrohet pyetja ku është populli në diskursin politik? Ende populli nuk e ka kuptuar që politikanët janë persona pa dyshim përgjegjës për shfaqjen e dukurive negative në shoqëri. Populli dhe jeta politike nëse kemi jetë të mirëfilltë politike, po sillën me inercion karshi korpusit të politikanëve, të cilët janë zhytur në krim dhe korrupsion e keqpërdorime të tjera per 20 vite. Pse është ashtu? A është e mundur që gjendja të ndryshohet pozitivisht? Nëse kemi gjendje qe po zgjatë per dy decenie, atëherë nuk është problem këtu vetëm te klasa politike, por është problem të mos gjetja e mekanizmave të cilat do të kontrollonin, dhe do të sanksiononin mos përgjegjësinë në shoqëri”, thotë ai.

Ai thotë se ne si popull duhet të reflektojmë dhe të mos lejojmë njerëz të korruptuar ata të cilët janë duke e zhbërë këtë shtet.

“Të gjithë konsekuencat po i bartë populli, i cili më shumë po luan rolin e statistit që nuk fletë mirë për Kosovën. Mjaft është bërë më vetëknaqësi! I gjithë ky qëndrim i ngurtë është jo produktiv dhe është i gabuar. Është e domsdoshme ndryshimi i fokusit. Jemi mësuar të flasim për “mjerimin e popullit” si viktima të pa ngopësisë politike. Po të kishim një situatë të tillë në një apo dy mandate, por e kemi gjithë pas luftën një situatë kur njeriu ynë, nuk po jeton mirë, kur po i merret e drejta në të mira materiale, dhe kur jetën gjate ia përcaktoje një klasë abuzive politike, jo tash por moti e ka merituar pensionimin. Na është mbushur i gjitha aparati shtetëror më njerëz të korruptuar të cilët janë duke e zhberë këtë trohë shteti, e duhet te spastrohet me ne fund. Dhe, detyrimisht vijmë të përfundimi, se përgjegjës për gjendjen jo të mirë faj ka edhe populli, i cili e ka pranuar mjerimin e vet, e ka pranuar nënçmimin. Posaçërisht kanë përgjegjësi segmentet e caktuara shoqërore të cilat edhe e përbëjnë mbarë shoqërinë”, shprehet ai.

Më tej deklaron se edhe politikanët duhet të japin dorëheqj, morale e politike, të cilët e knaë sjellë Kosovën në këtë gjendje.

“Secili individ ta pyet vetën se çka ka bërë ai që gjendja të ndryshohet pozitivisht? Vetëm verbalizmat nuk mjaftojnë. Duhet të pyesin vetën edhe sindikatat së qka kanë bërë deri më tash në mbrojtjën e të drejtave të punëtorëve? Unë do të thosha se puna e tyre është barazi me një zero të madhe, me shumë e instrumentalizuar nga politikat ditore. Dhe, të pyetin të gjithë organizmat shqërore–politike së prej nga gjithë ky opurtunizëm karshi jetes politike në Kosovë? Ku janë dorëheqjët të atyre të cilët i kanë kontribuar kësaj gjendje të pashpresë. Ku është morali politik? Askund.

Këto sikur nuk po ekzitojnë në shoqërinë tonë të re, të cilën nuk po e ndërtojmë karshi normave demokratike të sjelljes dhe të veprimit. Të bëhet një analizë e hollisishme e gjithë periudhës së pas luftës, së çka është punuar mirë, e çka nuk është punuar ndërshmërisht? Ka ardhur koha të ndalen hajnit, zhvatjet dhe abuzimet të shumta karshi pronës shoqërore. Duhet këputur zingjiri i gjithë dukurive negative të cilat nëse nuk bien në suaza të normalitetit, nuk mund të flasim se jemi duke ndërtuar shtet ligjor dhe demokratik. Është jo produktive të bëhemi vrojtues statikë, kur po na ndodhin gjëra jo të mira në shtetin tonë, e sidomos me Serbinë hegjemoniste. Roli i kësaj opozite nuk është i duhur për momentet delikate nëpër të cilat po kalon Kosova. Nuk justifikohet as pasiviteti i ynë. Mos t’i shigjetojmë vetëm njerëzit e politikës. Nuk janë vetëm ata fajtorë. Fajtor dhe përgjegjës për gjithçka që po na ndodhë jemi edhe të gjithë ne! Të gjithë ta ngrisin lartë zërin kur Atdheu dhe kombi janë në pyetje...!”, thotë Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat