“Iljasa Fazliu nuk e ka sefte” – Gazetari jep detaje për mjekun që e abuzoi 5-vjeçaren me autizëm

Aktuale

“Iljasa Fazliu nuk e ka sefte” – Gazetari jep detaje për mjekun që e abuzoi 5-vjeçaren me autizëm

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 15:57
Foto ilustrim

Iljasa Fazliu është kthyer në kryetemë gjatë ditës së sotme. Kjo pasi është publikuar një incizim që tregohej sjellja e tij si logoped ndaj një 5-vjeçareje të mitur.

Logopedi Fazliu nga Gjilani, e ofendon e abuzon 5-vjeçaren gjatë një seance. Familja e vajzës pas dëgjimit të incizimit e kanë sulmuar fizikisht logopedin.Megjithatë, gazetari i shëndetësisë, Bujar Vitija, ka bërë të ditur se sjellje të tilla logopedi kishte pasur më herët. E jo që nuk u dënua, por Shërbimi Spitalor Klinik e bëri atë shef të logopedëve.

Postimi i gazetarit pa ndërhyrje:

Iljasa Fazliu nuk e ka sefte me rastin e 5-vjeçares, sjellje te ngjashme ka pasur ne te kaluaren edhe ndaj kolegeve ne klinike. Pavaresisht kesaj ai emerohet shef ne kete sherbim nga ud. drejtoresha e SHSKUK, te cilin vendim e merr vetem nje muaj pasi u be vet ud. Dhe kur pyetet per kete pergjigjet me "Tung". Kjo eshte shqetesuese se kah po shkon institucioni i SHSKUK-se?! Kah ja keni qit rrethin kshtu? A ju ka dal doresh e po e mbroni gabimin e juaj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat