​Haxhiu e Manja nënshkruan dy marrëveshje të reja nga fusha e drejtësisë Kosovë-Shqipëri

Aktuale

​Haxhiu e Manja nënshkruan dy marrëveshje të reja nga fusha e drejtësisë Kosovë-Shqipëri

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 16:55
Foto nga vendi i ngjarjes

Sot, në prag të shënimit të 28 Nëntorit, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe homologu i saj, ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Ulsi Manja, nënshkruan dy marrëveshje të reja nga fusha e Drejtësisë së të dyja vendeve.

Nënshkrimi i marrëveshjes për vendosjen e një bashkëpunimi të ndërsjellët ndërmjet palëve në fushën e sistemit penitenciar dhe asaj për lehtësimin e bashkëpunimit të institucioneve në fushën e mbikëqyrjes së ekzekutimit të dënimeve alternative dhe lirimit me kusht”, bëhet pas zotimit të dhënë për nënshkrimin e të njëjtave nga ministrat Haxhiu e Manja në mbledhjen e tetë të përbashkët të të dy qeverive, me çka manifestohet edhe më tej simbolika e përbashkimit e bashkëpunimit ndër-vëllazëror e ndër-institucional në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Nevoja e kësaj shtrirjeje të bashkëpunimit ka ardhur si kërkesë dhe interes i qytetarëve të të dyja vendeve tona. Prandaj, zgjerimi e thellimi i këtij bashkëpunimi, përmes nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve, i kontribuon interesit tonë, duke qenë se i shërben interesit të tyre, shkroi ministrja Haxhiu në një postim në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat