​Në Festivalin e Plisit shpërndahen rreth 500 plisa falas

Aktuale

​Në Festivalin e Plisit shpërndahen rreth 500 plisa falas

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 14:36
Alban Zeka

Në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është mbajtur edicioni i parë i Festivalit të Plisit, përmes të cilit synohet promovimit i kulturës kombëtare shqiptare sidomos për gjeneratat e reja.

Interesimi për pjesëmarrje në këtë festival ishte i madh, madje organizatorët me qëllim të promovimit të plisit shpërndarë edhe rreth 500 plisa falas për të gjithë qytetarët.

Alban Zeka nga Organizata “Me dhe për Kulturën”, u shpreh se ky festival synon t’i lidhë të rinjtë e Kosovës me elementin kryesor të identitetit shqiptar - plisin.

Sipas tij me këtë festival, të cilin synojnë ta bëjnë të përvitshëm, po synojnë kombëtarizimin e plisit dhe ndërkombëtarizimin e trashëgimisë kulturore.

Zeka: Synojmë t’i lidhin të rinjtë me identitetin kulturor që është plisi

“Qëllimi i këtij organizimi ka qenë për t’i lidhur të rinjtë me elementin kryesor të identitetit tonë kulturor e që në këtë rast është plisi. Plisi është elementi më identifikues i shqiptarëve dhe si organizatë kemi menduar si një festival i tij, si ai i plisit, do t’i lidhë të rinjtë me trashëgiminë e tyre kulturore. Ky është synimi i Festivalit të Plisit. Vizioni i festivalit është që të kombëtarizojë duke u shtrirë në të gjitha trevat, dhe ndërkombëtarizimi është që të promovohet trashëgimia jonë kulturore jashtë kufijve shqip-folëse”, tha ai.

Zeka tregoi se sot falas kanë shpërndarë rreth 500 plisa falas për të gjithë qytetarët që kishin interesim për Festivalin e Plisit.

Zeka: Kemi shpërndarë rreth 500 plisa falas

“Ka qenë i hapur për të gjithë edhe ata që kanë pasur dëshirë dhe kanë ardhur për të parë festivalin dhe të marrin plisa falas... Diku 500 plisa janë shpërndarë për të gjithë ata që kanë mundur t’i marrin”, tha ai.

Krahas shpërndarjes së plisave, në kuadër të Festivalit të Plisit është vendosur edhe një plis 2 metra e 10 centimetra i gjatë në sheshin “Skënderbeu” i cili do të qëndrojë për dy ditë me radhë në këtë pjesë të qytetit.

Alban Zeka nga Organizata “Me dhe për Kulturën”, tregoi se këtë monument po synojnë ta bëjnë një monument që do të qëndrojë përherë në sheshin “Skënderbeu”.

Zeka: Ky plis nga gipsi do të qëndroj dy ditë në qendër

“Objekti kryesor, elementi kryesor që identifikon Festivalin e Plisit, është Plisi 2 metra e 10, të cilin e kemi bërë prej gipsit dhe tash si monument do të qëndrojë këtu dy ditë. Në edicionin e ardhshëm ky monument do të vazhdojë të punohet me shpresë që ky monument do të jetë përherë në qytetin e Prishtinës”, tha ai.

Festivali i Plisit është mbështetur nga Ministria e Rinisë, Kulturës dhe Sportit, si dhe nga Komuna e Prishtinës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat