Osmani: Siç e bëmë bashkë rrugën historike, bashkë do ta kemi rrugëtimin për në familjen evropiane

Aktuale

Osmani: Siç e bëmë bashkë rrugën historike, bashkë do ta kemi rrugëtimin për në familjen evropiane

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 14:58
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar 28 Nëntorin, ditën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Ajo, përmes një postimi në Facebook, tha se Dita e Flamurit është një ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar, duke shtuar se ndihet e nderuar që ishte sot në Vlorë bashkë me krerët shtetërorë e institucionalë të Kosovës e Shqipërisë.

“Akti i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Dita e Flamurit, janë ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. E nderuar të jem sot në Vlorë krahas liderëve shtetërorë e institucionalë të Kosovës dhe Shqipërisë, për ta kremtuar këtë ditë të shenjtë për ne”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ajo tha se ashtu siç e kanë bërë Kosova e Shqipëria rrugën historike, ashtu do ta bëjnë rrugëtimin në familjen evropiane.

“Që prej Gjergj Kastrioti- Skënderbeut, Ismajl Qemajlit, Hasan Prishtinës e Isa Boletinit, e deri te presidenti historik Ibrahim Rugova dhe komandanti legjendar i UÇK-së, Adem  Jashari – një ëndërr dhe një ideal kishim. Sot, Kosovë e Shqipëri, bashkërisht në Vlorë, kujtojmë në këtë 110-vjetor, gra e burra, të cilët e bënë të mundshme projektin e shteteve tona të pavarura. Siç e kemi bërë bashkërisht rrugën historike, bashkërisht do ta kemi rrugëtimin tonë për në familjen evropiane”, ka shtuar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat