​Pacolli kërkon bashkëpunim më të madh Kosovë-Shqipëri: Të lihen anash teket dhe xhelozitë

Aktuale

​Pacolli kërkon bashkëpunim më të madh Kosovë-Shqipëri: Të lihen anash teket dhe xhelozitë

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 15:08
Behgjet Pacolli

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, po kërkon bashkëpunim më të madh ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Pacolli i cili është edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, thotë për KosovaPress, se sa më afër që janë dy vendet shqiptare, aq më të mëdha do të jenë shanset për rrugën euro-integruese të tyre.

Ai mirëpret edhe avancimin tutje të raporteve ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës.

Pacolli: Mbledhjet e përbashkëta janë të mirëseardhura

"Edhe pse e vonuar është shumë e rëndësishme. Këtë ide e mbajë në mendje tërë kohën. Momentin e parë që pata shansin unë pata thënë se duhet të fillojmë me bashkëpunim, duhet të fillojmë me takime të përbashkëta qeveritare, presidentët, parlamenti. Në vitin 2011 ju kujtohet mirë fjalimi im në parlamentin e Shqipërisë. Jam shumë i lumtur që këto takime tani janë përjetësuar dhe vazhdojnë të mbahen. Sigurisht kjo nuk do thotë se kjo e dëmton dikë, askush nuk duhet të ketë frikë nga bashkëpunimi. Sa më tepër që të bashkëpunojmë dhe njohim njëri-tjetrin, aq më tepër do të jetë shansi jonë që të përshpejtojmë drejt shoqërive të civilizuara", thotë Pacolli.

Ish-kryediplomati i Kosovës, thotë se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë duhet të jetë më konkret, sidomos në politikën e jashtme dhe rajonale.

Pacolli: Duhet të ketë bashkëpunim edhe më të madh

"Duhet të ketë bashkëpunim edhe më të madh, pa marrë parasysh se në cilën fushë është", thekson Pacolli.

Për të arritur këtë, Pacolli kërkon të lihen anash teket dhe xhelozitë institucionale.

Pacolli: Të lihen anash teket dhe xhelozitë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

"Gjithmonë kam thënë se duhet të lihen anash teket, xhelozitë dhe të bashkëpunohet. Ne në çdo takim mësojmë prej njërit-tjetrit dhe ndihmohemi prej njëri-tjetrit. Dorën zgjatur të njeriut që asnjëherë mos të rrëzohet", shton ai.

Sipas Pacollit, mbledhja e përbashkët e kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë, e cila u mbajt dje në Tiranë, është hap i duhur për avancimin e raporteve ndërmjet dy institucioneve ligjvënëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat