Konjufca mori pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit kombëtar në Vlorë

Aktuale

Konjufca mori pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit kombëtar në Vlorë

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 15:21
Glauk Konjufca

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit kombëtar në sheshin Pavarësia në Vlorë, së bashku me kryetaren Lindita Nikolla, presidentët Bajram Begaj e Vjosa Osmani dhe kryeministrat Edi Rama e Albin Kurti.

Në këtë ceremoni, Konjufca bëri homazhe dhe vendosi kurorë lulesh pranë Monumentit të Pavarësisë.

Më pas, kreu i Kuvendit iu bashkua ecjes në Sheshin e Flamurit në Vlorë, së bashku me krerët e tjerë shtetërorë të Shqipërisë e të Kosovës, si dhe qindra qytetarë nga Vlora e viset e tjera.

Të pranishmëve në këtë ceremoni iu drejtua presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, duke uruar të gjithë shqiptarët për 110 vjetorin e pavarësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat