​Haradinaj nis ditën në veri të Mitrovicës te varri i Isa Boletinit

Aktuale

​Haradinaj nis ditën në veri të Mitrovicës te varri i Isa Boletinit

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 15:42
Ramush Haradinaj

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, aktivitetet e tij me rastin e festës së 28 nëntorit, i ka nisur me një vizitë tek varri i Isa Boletinit, në fshatin Boletin të Mitrovicës.

"Nderim përjetë heronjve, nderim përjetë për Isa Boletinin", është shprehur Haradinaj.

Tutje, Haradinaj ka vazhduar me vizitë në Mushtisht të Suharekës, ku mori pjesë në ceremoninë e përurimit të shtatoreve të Heronjve të Kombit, Hasan Prishtina dhe Adem Jashari.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat