Bytyçi: Osmani, Kurti e Gërvalla, të vetmit që e artikulojnë gjenocidin serb në Kosovë- Të tjerët ulurasin të mos i bëhet presion Vuçiqit

Aktuale

Bytyçi: Osmani, Kurti e Gërvalla, të vetmit që e artikulojnë gjenocidin serb në Kosovë- Të tjerët ulurasin të mos i bëhet presion Vuçiqit

Nga: M.L. Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 17:04
Osmani, Kurti e Gërvalla

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Enver Bytyçi e ka komentuar një fjalim të Ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila ka thënë se Ivica Daçiq është një nga arkitektët kryesorë të gjenocidit në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë!

Në një postim në Facebook, Bytyçi ka thënë se njësoj si ministrja Gërvalla do të duhej të vepronin edhe politikanë të tjerë, pra në çdo samit t'ua thonë se Kosova është shtet sovran, unitar dhe i pandarë!

“Daqiç është një nga arkitektët kryesorë të gjenocidit në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë! Ai ka qenë dora e djathtë e Sllobodan Millosheviçit nga 1992 gjer më 2000", ka deklaruar ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gervalla, në një samit në Londër ku ishte i pranishem edhe Ivica Daçiq. Të pranishmit e kanë mbështetur me një duartrokitje të madhe.

Kjo është ajo që duhet bërë jo vetëm nga zonja Gërvalla. Por këto fjalë duhet t'ua thonë në çdo samit udhehëqsve serbë, presidentit Vuçiq, ministrit të Jashtëm Daçiq e të tjerëve, derisa ata të kuptojnë se Kosova është shtet sovran, unitar dhe i pandarë! Dhe kur them se kjo duhet artikuluar, artikulimin munden e duhet ta bëjnë të gjithë politikanët shqiptarë, presidentët, kryeministrat dhe gjithë kupola politike e diplomatike e të dy vendeve!”, shkruan Bytyçi.

Por, sipas tij, vetëm Kurti, Osmani e Gërvalla artikulojnë gjenocidin serbë në Kosovë dhe rolin kriminal të Vuçiq, Daçiq, ndërsa të tjerët kërkojnë që të mos i bëhet presion Aleksandër Vuçiqit.

“Fatkeqësisht ndodh e kundërta. Të vetmit që e artikulojnë gjenocidin serb në Kosovë dhe rolin kriminal të Vuçiq, Daçiq etj, janë presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe ministrja Gërvalla! Shumë politikanë shqiptarë kanë frikë të flasin për këtë, ka nga ata që ulurasin në samitet ndërkombëtare, duke thënë "Mos i bëni presion Aleksander Vuçiq"!”, ka përfunduar profesori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat