Vajza e Xhemail Mustafës: 28 Nëntori i parë në liri, do të ishte edhe i fundit për ty dhe për ne si familje!

Aktuale

Vajza e Xhemail Mustafës: 28 Nëntori i parë në liri, do të ishte edhe i fundit për ty dhe për ne si familje!

Nga: M.L. Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 18:50
Të ndjerët Ibrahim Rugova e Xhemail Mustafa

Beriane Mustafa, vajza e veprimtarit të shquar dhe bashkëpunëtorit të ngushtë të Presidentit Rugova, Xhemail Mustafës, ka publikuar një video me anë të së cilës kujton 28 nëntorin e fundit me babanë e saj.

Në një postim në Facebook Beriana ka përkujtuar darkën e fundit festive me babanë e saj, i cili fatkeqësisht do të vritej një vit më vonë.

“Aty u ndal edhe kujtesa ime për 28 Nëntorin, atë natë, atë moment, sepse vetëm një vit më vonë ti do të privoheshe nga jeta, në mënyrën më të padenjë .

Kurrë nuk do e kisha menduar që 28 Nëntori i parë në liri, do të ishte edhe i fundit për ty dhe për ne si familje!”, shkruan ajo.

Ndërkaq, në video përkrah Xhemail Mustafës shihet edhe Presidenti i historik tashmë i ndjerë Dr. Ibrahim Rugova.

Postimi i plotë:

28 Nëntor 1999….

Besiani kishte vendosur të dilte me shokët e tij për ta kremtuar 28 Nëntorin, që atë vit po festohej mes fishekzjarrëve, mungesës së energjisë elektrike dhe një euforie gati, gati në shfrenim, pas çlirimit.

-Hajde tha po shkojmë për darkë, ne tre, meqë Besi doli.

-Në rregull i thashë, por ku?

-Tek “Hani i Robertëve” pse ku tjetër, mu përgjigj shkurt.

Po këndonte Riza Bytyqi, u ulëm në tavolinë, atmosfera festive me këngë të mira qytetare me dozë të manxhueshme patriotike, më rrëmbeu edhe mua. Ndjehesha mirë, kishte vite që nuk kishim dalë bashkë për një darkë familjare dhe kjo ishte e para në liri…..

Aty u ndal edhe kujtesa ime për 28 Nëntorin, atë natë, atë moment, sepse vetëm një vit më vonë ti do të privoheshe nga jeta, në mënyrën më të padenjë .

Kurrë nuk do e kisha menduar që 28 Nëntori i parë në liri, do të ishte edhe i fundit për ty dhe për ne si familje!

Dritë e shpirtë më ka marrë malli me të pa, me ta ndje zërin, me ta pa buzëqeshjen, e me të përqafë .

Të du deri në frymën time të fundit.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat