28 Nëntori, flasin nga Haga tregojnë se a kanë festuar Thaçi, Selimi, Krasniqi e Jakupi

Aktuale

28 Nëntori, flasin nga Haga tregojnë se a kanë festuar Thaçi, Selimi, Krasniqi e Jakupi

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 19:00
Ish-krerët e UÇK-së

Sikurse shqiptarët në Ballkan dhe disaporë, edhe ish-krerët e UÇK-së sot kanë festuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit në Hagë.

Njësia e Menaxhimit të Paraburgimit (DMU) e KSC-së, siguron mirëqenien e të paraburgusurve në një mjedis të sigurt dhe me të drejtat e tyre për të kremtuar festat e tyre kombëtare apo fetare, janë shprehur për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch, zyrtarët nga Haga.

Të pyetur sesi ishte dita e sotme për ish-krerët e UÇK-së, se a patën rastin ta festojnë 28 Nëntorin që njihet ndër shqiptarët si ditë feste, zyrtarët nga Gjykata Speciale janë përgjigjur se Thaçi, Selimi, Veseli, Krasniqi dhe të tjerët kanë festuar bashkarisht Ditën e Flamurit.

“Të paraburgusurve u ofrohet mundësia të kalojnë kohë së bashku dhe të festojnë festa e raste të veçanta në përputhje me rregullat dhe rregulloret e institucionit të paraburgimit”, ka thënë Angela Griep, zëdhëndëse e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Mësohet se ata sot kanë pasur festë, kanë uruar njëri-tjetrin por edhe familjarët e tyre dhe miqtë në vendlindje e më gjerë.

Pos, festive ish-krerët e UÇK-së, kanë mundësi të kalojnë një ditë plot aktivitete qofshin sportive dhe intelektuale, për tu mos u shkëputur nga zhvillimet në vendlindje dhe zhvillimeve aktuale në botë.

Sipas Angela Griep “atyre u lejohet aksesi i përditshëm në ajër të pastër dhe ushtrime fizike si dhe mundësia për të marrë pjesë në aktivitete të tjera të përshtatshme recreative. Po ashtu atyre ju lejohet të lexojnë dhe të shkruajnë materiale dhe kanë akses në një bibilotekë që përmban libra, revista dhe gazeta në gjuhët e tyre amtare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat