Vuçiq: Kuinti përherë do të mbështesë Kurtin, ndërsa gjermanët në atë mbështetje, shquhen më së shumti

Aktuale

Vuçiq: Kuinti përherë do të mbështesë Kurtin, ndërsa gjermanët në atë mbështetje, shquhen më së shumti

Nga: Fatmir Beka Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 20:24
Presidenti i Serbisë Vuçiq

Presidenti i Serbisë Vuçiq ka deklaruar se nuk ka “shumë shpresë, por ka frikë nga ngjarjet e ardhshme”, sipas tij “Kuinti përherë do të mbështesë Kurtin, ndërsa në atë mbështetje janë gjermanët që shquhen më shumë, ndërsa duke komentuar deklaratë e Kurtit se “çështja e Kosovës është e mbyllur”, Vuçiq tha se nëse për Kurtin është e mbyllur çështja e statusit, edhe për mua është”, shkruan “Nova.rs” transmeton “Bota Sot”.

Ai para gazetarëve në Oslo ku po qëndron në vizitë dyditore në Norvegji, shtoi se kryeministri i Kosovës Kurti ka thënë se “për të, çështja e statusit të Kosovës është e mbyllur”, atëherë këtë mund ta thotë edhe ai se “edhe për të është e mbyllur “çështja e statusit”.

„Unë bazohem në një akt me rëndësi përfundimin e çështjes së statusit, e ajo është Konventa e OKB-së dhe rezoluta 1244 , ndërsa Kurti mbështetet në forcën dhe fuqinë e vendeve të mëdha perëndimore dhe llogarit se ato do të detyrojnë Serbinë të pranojë diçka” tha Vuçiq.

Ai theksoi se “situata në veri dhe kudo  ku jeton populli serb bukvalisht po vlon” dhe shtoi se presionet ndaj serbëve në Kosovës janë “përndjekje sistematike”.

„Sa na përket neve, e jona është të jemi përkrah popullit tonë dhe të shikojmë si të ndihmojmë popullin tonë” tha ai.

Ai vlerësoi se “Kuinti përherë do të mbështesë shqiptarët në Kosovë, ndërsa në këtë mbështetje gjermanët janë ata që shquhen“.

„Nuk kemi këtu shumë shpresa nga ana jonë, mua nuk mund të më bëjnë asgjë, as nuk kam pasuri të paluajtshme jashtë vendit. Që të më shantazhojë me diçka, është e pakuptimtë sepse unë kam mandatin e fundit presidencial dhe e vetmja që mund të bëjnë është shantazhimi i Serbisë” tha Vuçiq

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat