​Kurti: 28 Nëntori festë e shumëfishtë e kombit shqiptar

Aktuale

​Kurti: 28 Nëntori festë e shumëfishtë e kombit shqiptar

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 20:27
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Për nder të shënimit të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, sonte në Prishtinë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka organizuar një pritje. Kryeministri Kurti tha se festa e 28 nëntori është festë e shumëfishtë dhe me kuptim të shumëfishtë e kombit shqiptar.

Kurti: 28 Nëntori është data e ardhjes së Skënderbeut në Krujë me flamurin e kuq e shkabën e zezë dy krenare në mes

“28 Nëntori është data e ardhjes së Skënderbeut në Krujë me flamurin e kuq e shkabën e zezë dy krenare në mes, 28 Nëntori është data e Ismajl Qemajlit në Vlorë e shpalljes së pavarësisë së në prag të luftërave Ballkanike dhe 28 Nëntori është data e Adem Jasharit në Prekaz dhe e kryengritjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për liri, pavarësi dhe bashkim”, tha Kurti.

Ai ka shtuar se shqiptarët janë komb liridashës.

Kurti: Sot kujtojmë të arriturat dhe sukseset, sot kujtojmë edhe çmimin e paguar dhe sakrificën e bërë

”Sot kujtojmë të arriturat dhe sukseset, sot kujtojmë edhe çmimin e paguar dhe sakrificën e bërë. Është e panumërt lista e personaliteteve dhe figurave historike që i lidh 28 nëntori, lista e atyre grave dhe burrave që u vetmohuan e kontribuan që ne të jetojmë të lirë. Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës kanë shumë histori që u vie prapa dhe shumë sfida që i presin përpara. Mirëpo me punë të pa ndalur e angazhim të pa epur dhe orientim të palëkundur evropian dhe euroatlantik bashkë do të fitojmë”, ka thënë Kurti

Kryeministri ka shtuar se, ne e duam kombin tonë dhe nuk e urrejmë asnjë komb tjetër”, tha Kurti.

Sot gjatë gjithë ditës janë shënuara aktivitete të shumta për nder të Pavarësisë së Shqipërisë edhe në Kosovë.

Ndërsa në ceremoninë e festimit të 110-vjetorit të pavarësisë në Vlorë, prezentë ishin edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat