Haradinaj 28 Nëntorin e nis në Boletin

Aktuale

Haradinaj 28 Nëntorin e nis në Boletin

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 21:45
Ramush Haradinaj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në një postim në Facebook ka bërë të ditur se ditën më të lumtur për shqiptarët e ka nisur në Boletin, te varri i heroit kombëtar Isa Boletini, njëherësh personazh kulmor nga Kosova në shpalljen e Pavarësisë, tash e njëqind e dhjetë vjet më parë.

“Në ditëlindjen e tij, sot mora pjesë në zbulimin e shtatores së Komandantit legjendar Adem Jashari, i cili së bashku me Heroin kombëtar Hasan Prishtina, u përjetësuan në bronz në fshatin Mushtisht të Suharekës. Aty, mes shumë miqve e bashkëluftëtarëve, takova bacin Rifat Jashari, ish presidentin Alfred Mojsiu, kryetarin e komunës Bali Muharremaj e kolegë të tjerë”, ka shkruar Haradinaj.

“Në Lezhë isha për të ndarë dhembjen me kushërinjtë e mi nga Iballa, për të përmbyllur më pas këtë ditë të mrekullueshme dhe shumë të rëndësishme të historisë sonë në Tiranë, në pritjen e organizuar nga Presidenti Bajram Begaj.

I përulur gjithmonë para sakrificës së brezave, Dëshmorëve dhe Martirëve të Lirisë, nga zemra uroj secilin që ndjehet shqiptar, kudo që jeton”, ka shkruar i pari i AAK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat