Molliqaj sulmon Kurtin dhe Ramën: Si u tërhoqën për bashkimin kombëtar

Aktuale

Molliqaj sulmon Kurtin dhe Ramën: Si u tërhoqën për bashkimin kombëtar

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 22:39
Dardan Molliqaj

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama në lidhje me deklaratat e tyre për bashkim kombëtar.

Molliqaj u shpreh se Kurti erdhi në pushtet nën petkun e atdhetarizmit dhe ndjenjës së bashkimit.

Por sipas tij, pasi mori qeverinë, Kurti deklaroi se bashkimi nuk mund të bëhet për shkak se nuk e lejon Kushtetuta e Kosovës.

Ndërkaq, Molliqaj përmendi edhe deklaratat e Ramës, të cilat ishin entuziaste në Kosovë, por edhe ai u tërhoq më pas.

“Mua më duket që politika, për arsye shumë shpesh edhe populiste, në të dyja anët në periudha të ndryshme, nuk e ka thënë qartë që problemi i mosbashkimit të Kosovës me Shqipërinë në veçanti, është për shkak se nuk ka një pajtim me Serbinë, sesi duhet të jetë relacioni i shqiptarëve me shtetin e Serbisë. Prandaj, besoj që në dritën e kësaj që po ndodh, edhe në përvjetorin, edhe me intensitet të shtuar të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, jemi prapë në rrugën e gabuar.

Besoj që ka një zhgënjim, për shkak se edhe qeveria në Kosovë ka ardhur nën petkun e atdhetarizmit dhe ndjenjës së bashkimit. Sa erdhi në pushtet tha nuk na lejon Kushtetuta, Kushtetua është nga viti 2008 në Kosovë. Edhe deklaratat e Edi Ramës që ishin entuziaste në Kosovë dhe njerëzit u gëzuan prej atyre që kishin ndodhur në Tiranë. Edhe ai u tërhoq, edhe kjo krijoi një problem”, theksoi ai në emisionin “Now” në Euronews Albania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat