Gërvalla tregon pse reagoi ashpër ndaj Daçiqit: Nuk durohej prania e “Sllobës së vogël”

Aktuale

Gërvalla tregon pse reagoi ashpër ndaj Daçiqit: Nuk durohej prania e “Sllobës së vogël”

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 23:42
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka folur për reagimin e saj që e ka bërë sot në Konferencën kundër Dhunës Seksuale në Konflikt (PSVI), në Londër, ndaj ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, të cilin e ka quajtur “arkitekt të gjenocidit në Ballkanin Perëndimor”.

Ajo ka theksuar se prania e Daçiq në atë panel ka qenë një fyerje për të gjitha viktimat e dhunës seksuale në botë.

“Reagimi ka qenë shumë i natyrshëm sepse është pikërisht pritja që viktimat të mos kenë nevojë të ballafaqohen pikërisht me autorët e krimeve, as me ata që i kryejnë krimet direkt, por as edhe me ata që kontribuuan në forma të ndryshme që këto krime të jenë të mundshme”.

“Natyrisht, që ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, si dorë e djathtë e Sllobodan Millosheviqit ose siç publiku në Serbi e thërret si “Slloba i vogël”, ka qenë një prej autorëve kryesor të krimeve të gjenocidit si në Bosnje Hercegovinë, ashtu edhe në Kosovë. Dhe prandaj, vet prania e tij në sallë, aq më tepër, prania e tij si panelist në këtë konferencë kaq të rëndësishme ka qenë një fyerje për të gjitha viktimat e dhunës seksuale në botë”, ka thënë Gërvalla-Schwarz për Klan Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat