Rrahmani: Lënia e ministrisë me ushtrues detyre qe disa muaj, ka thelluar krizën në shëndetësi

Aktuale

Rrahmani: Lënia e ministrisë me ushtrues detyre qe disa muaj, ka thelluar krizën në shëndetësi

Nga: A.M Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 23:50
Imet Rrahmani.

Ministria e Shëndetësisë tash e një kohë është pa udhëheqës, pasi ministri Rifat Latifi ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit.

Qeveria ende nuk ka emëruar zëvendësuesin e Latifit, derisa ka pasur edhe disa emra të përfolur.

E për këtë çështje foli për “Bota sot”, ish-ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani.

Fillimisht, ai përmendi disa probleme me të cilat po përballet kjo fushë.

“Qasja ndaj problemit të shëndetësisë më së miri do të komentohej nëse fare nuk e komentojmë!

Shëndetësia jo vetëm te ne, ka probleme shumë specifike dhe asnjëherë të zgjidhshme në masën që dëshirohet, gjithmonë kërkohet edhe më shumë”, deklaroi ish-ministri.

Sipas tij, mungesa e një udhëheqësi, e ka thelluar krizën në ministrinë e Shëndetësisë.

Ai tha se nuk ka rëndësi emri që do vie në krye të këtij digasteri, por ndryshimi i klimës dhe ndalja e veprimeve të paligjshme.

“Por, krijimi i organeve mbiinstitucionale, sikur ishte "Komisioni", lënia e Ministrisë me ushtrues detyre qe disa muaj etj., kanë thelluar krizën që lehtë mund ta çoj në kolaps të sistemit. Se kush duhet të udhëheq me këtë dikaster pak ka rëndësi emri, e rëndësishme është të ndryshohet klima dhe të ndërpriten veprimet e paligjshme, që po ndodhin në vazhdimësi, duke tensionuar marrëdhëniet e brendshme dhe në raport me pacientët e institucionet tjera të shtetit”, vlerësoi Imet Rrahmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat