Mbi 80 për qind e shqiptarëve duan bashkim kombëtar, Bytyçi tregon pse s’mund të ndodhë

Aktuale

Mbi 80 për qind e shqiptarëve duan bashkim kombëtar, Bytyçi tregon pse s’mund të ndodhë

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 00:08
Pedagogu Enver Bytyçi

Pedagogu Enver Bytyçi i ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, tregoi se përse nuk mund të ndodhë bashkimi i shqiptarëve.

Ai theksoi se përsa kohë që Kosova nuk është anëtare e OKB-së nuk mund të bashkohet nga pikëpamja e të drejtës ndërkombëtare me asnjë shtet tjetër.

Më tej pedagogu nënvizoi se që Kosova të bashkohet me një shtet tjetër fillimisht duhet të jetë dakord Serbia dhe shteti me të cilën do të bashkohet.

“Ne po merremi shu më me simbolikat dhe shumë pak ose aspak me përmbajtjen e punës të qeverisjes, të rendimentit, të asaj çfarë prodhojnë institucionet, çfarë janë 365 ditët e vitit dhe  jo vetëm një ditë e shpalljes së pavarësisë.

Duke e marrë vetëm me simbolikat, udhëheqësit tanë, liderët tanë po thirren për t’u mburrur me historinë tonë dhe për të premtuar parajsën në të ardhmen. Elitat në Shqipëri janë të interesuara për t’u marrë me simbolikat e të shkuarës, dhe t’i bëjnë njerëzit të harrojnë të tashmen. Sa i përket çështjes së bashkimit, përsa kohë që Kosova nuk është anëtare e OKB-së, nuk mund të bashkohet nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare as me Shqipërinë, as me Maqedoninë, as dhe me Malin e Zi.

Një nga zyrtarët e të drejtës  ndërkombëtare, Kosova për t’u bashkuar me një shtet tjetër duhet të jetë dakord shteti nga i cili shkëputesh, shteti me të cilin bashkohet dhe popullsitë e tyre. Në këtë rast Serbia duhet të jetë dakord.”- deklaroi ai.

Bytyçi theksoi ndër të tjera se: Nuk mund të elaburohet në asnjë rrethanë çështja e bashkimit kombëtar sepse praktikisht nuk mund të bëhet, teorikisht gënjejnë njerëzit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat