Bashkëluftëtari i Adem Jasharit: Bashkim Jashari ma dha një bombë, tha ruaje për vete

Aktuale

Bashkëluftëtari i Adem Jasharit: Bashkim Jashari ma dha një bombë, tha ruaje për vete

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 08:00
Shekip Fazliu

Bashkëluftëtari i komandantit legjendar, Adem Jashari, Shekip Fazliu rrëfen momente nga luftimet me serbët në Prekaz më 5,6 dhe 7 mars 1998..

Fazliu thotë se kur tanket e serbëve kishin filluar të shkonin në drejtim të shtëpive të familjes Jashari, ky dhe bashkëluftëtarët e tij kishin vendosur t’u dilnin përballë dhe të mbroheshin me ato pak armë që i kishin. Madje Fazliu, tregoi se si Bashkim Jashari i kishte dhënë bombën e fundit për ta ruajtur për vete.

“Kishim armë krahu, bomba dore, madje unë nuk kam pasur bombë por bashkimi ma ka dhënë bombën edhe me tregu se te ne ka qenë bindja që të mos biem në dorën e serbëve, kur kam kërkuar municion dhe kemi thënë se sa kemi municion thotë ata çka e ki për fund, thotë ruaje bombën ma gjuan bombën të cilën unë e marr”, tha ai.

Teksa rrëfen ngjarjen, bashkëluftëtari i komandantit legjendar Adem Jashari, Shekip Fazliu tregon se si e ka neutralizuar tankun Hamz Jashari.

“Kemi filluar mbrojtjen nga sulmet e serbëve nga distanca të cilët kanë filluar të hyjnë me tanke në malin përballë shtëpisë aty. Sulmi i parë dhe përgjigja e parë kanë qenë ndaj forcave serbe diku rreth orës 6 aty, ka tentuar tanku të del prej malit dhe të hyjë ku e aty e ka sulmuar Hamza dhe e ka ndalur në vend do të thotë nuk ja ka dhënë mundësinë të afrohet më afër…Paradite kemi qëndruar nëpër oborret e shtëpisë aty deri kur kanë filluar granatimet e ashpra nga distanca”, thekson ai.

Tutje gjatë rrëfimit të tij, Fazliu tha se sulmi është bërë në mënyrë zigzake nga shtëpia e fundit e Jasharëve dhe prandaj sipas tij, edhe ishin përqendruar tek shtëpia e fundit për t’i përcjellë forcat nga vijnë nga mbrapa.

“Më vonë gjatë luftimeve tona tërhiqemi tek shtëpia e fundit se nga shtëpia e fundit e Jasharë vinin forcat dhe bëhet sulmi në mënyra zigzake. Të njëjtën kohë dëgjonim shumë të shtëna tek shtëpia e Sahit Jasharit… Ne jemi përqendruar tek shtëpia e fundit  për t’i përcjellë forcat nga vijnë nga mbrapa. Aty një moment na gjuajnë shumë, domethënë grupin tonë, Bashkimin, mua, Halilin, Ragipin, Ali Jasharin edhe nga plumbat, një muri ka qenë atu, kur kthehem dhe i shoh tanket të cilat kishin dalë nga lagjja Kodra dhe Lushtaku. Tani ato ishin pika më famkeqe për ne që grindeshim  brenda rrethit të Jasharajve sepse shiheshim shumë qartë nga ajo pjesë sepse shihemi shumë qatë nga ajo pjesë”, tha ai.

Fazliu thotë se kur kanë filluar granatimet nga distanca më të rrezikuar kanë qenë edhe nga tjegullat për të cilat thotë se binin nga bombardimet dhe sipas tij kjo edhe u ka pamundësuar të qëndrojmë në pozicione ashtu siç e kishin bërë plan të vazhdojë luftën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat