Hamiti tregon pse Ibrahim Rugova e prezantoi flamurin dardan

Aktuale

Hamiti tregon pse Ibrahim Rugova e prezantoi flamurin dardan

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 09:02
Ibrahim Rugova

Muhamet Hamiti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se Ibrahim Rugova e kishte prezantuar flamurin dardan sepse dëshironte ta përgatiste terrenin për shtetin e Kosovës.

Sipas tij ka qenë e pamundur që dy shtete të kenë një flamur.

Dy shtete nuk mund të kishin një flamur, Rugova po e përgatiste terrenin për shtetin e Kosovës”, ka thënë Hamiti.

Ai ka thënë se koha e ka dëshmuar që titistët dhe marksist-leninistët nuk e donin shtetin e Kosovës.

“Shteti i Kosovës dhe 28 nëntori nuk e përjashtojnë njëra tjetrën. Këtu nuk ka kundërshti, mund të jesh edhe shqiptar edhe kosovar”, ka thënë Hamiti.

Sipas tij Rugova e ka dashur shumë 28 nëntorin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat