Diplomatja shqiptare përplaset ashpër me Dardan Molliqajn: Mos ma ngrit zërin!

Aktuale

Diplomatja shqiptare përplaset ashpër me Dardan Molliqajn: Mos ma ngrit zërin!

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 10:13
Edith Harxhi

Diplomatja Edith Harxhi është përplasur me Kryetarin e Partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj, teksa flitej për bashkimin e shqiptarëve.

Të ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Harxhi i është drejtuar Molliqajt duke i thënë se shqiptarët e njohin shumë Kosovën, ndërsa ky i fundit i është kundërpërgjigjur duke i thënë se ngritja e zërit nuk është argument.

Harxhi tha se televizionet në Kosovë asnjëherë nuk thërrasin analistët e Shqipërisë, e ndryshe ndodh në kanalet shqiptare.

Kujtojmë se Molliqaj është bashkëshorti i ish Ministres së Arsimit, Besa Shahini.

Debati:

Edith Harxhi: Keni një problem shumë të madh në Kosovë, më vjen keq më duhet t’ua them. Ju pandehni që ne nuk njohim Kosovën dhe ky është shumë problem i madh. Të gjithë mediat në Kosovë nuk thërrasin asnjëherë ndonjë analist nga Shqipëria. Ju jeni në çdo moment në kanalet e Shqipërisë.

Dardan Molliqaj: Shumë mirë që jemi.

Edit Harxhi: Ne e njohim më shumë se ju Kosovën. Nuk është normale që ju të pyesni se ku janë dhe ku nuk janë minierat. Mos presupozoni në asnjë mënyrë që ne nuk dimë për Kosovën.

Dardan Molliqaj: Ngritja e zërit nuk është argument.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat