E dyshuara për dhunë ndaj të moshuarës u lirua, infermierja Aurona Pelaj mbyll shtëpinë e babës!

Aktuale

E dyshuara për dhunë ndaj të moshuarës u lirua, infermierja Aurona Pelaj mbyll shtëpinë e babës!

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 12:42
Aurona Pelaj

Pas lirimit të 3 infermiereve në Kosovë të cilat akuzohen se dhunuan gruan e moshuar brenda azilit, emisioni Uniko nga Spartak Koka ka udhëtuar drejt Pejës.

Gazetari Koka ka shkuar drejt banesës së infermieres Aurona Pelaj në Pejë, e cila ishte dhe protagonistja në videon e dhunës brenda qendrës së të moshuarve Orenda.

Dera e shtëpisë së familjes së Auronës është e mbyllur. Dritaret të mbyllura e grilat të ulura. Komshinjtë e Auronës thonë se anëtarët e familjes Pelaj nuk janë aty.

Gazetari Spartak Koka që shkoi në shtëpinë e Auronës tentoi të merrte një prononcim të shkurtër nga infermierja, tashmë e shkarkuar nga detyra, ndoshta dhe një ndjesë publike prej saj për veprimin që ka bërë.

“Ne provuam të kishim një prononcim në fshatin Novosellë me Aurona Pelajn në shtëpinë e saj, dera ishte e mbyllur. Të afërmit e saj thanë që as ajo as familjarët e saj nuk duan të japin asnjë lloj prononcimi, as edhe një mesazh ndjese për çfarë ka bërë dhe çfarë ka shkaktuar, dhunën ndaj të moshuarës Minire Nuraj”, thotë gazetari Spartak Koka. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat