A plotësohen kërkesat e policisë me projektligjin për pensionet – flasin nga sindikata

Aktuale

A plotësohen kërkesat e policisë me projektligjin për pensionet – flasin nga sindikata

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 13:19
Imer Zeqiri

Projektligji për Pensionet e zyrtarëve policorë është miratuar gjatë së martës në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Kuvendit të Kosovës.

Në të parashihet edhe pensionimi i parakohshëm i policëve.

Për këtë çështje është deklaruar edhe kryetari i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri.

Ai tha se ky projektligj është i domosdoshëm të miratohet dhe se sipas tij në të duhet të bëhen edhe disa përmirësime.

“Projektligji për pensionim në moshën 55-vjeçare në Policinë e Kosovës, është hartuar para disa viteve dhe sipas neve nga Sindikata duhet të bëhen edhe disa përmirësime si p.sh. rritja e përqindjes nga 60% siç është të rritet në 80%, mandej pas pensionimit zyrtarit policor t’i ipet një kartelë identifikuese si pensionist, zyrtari policor që pensionohet të caktohet si polic rezervë kuptohet nëse është gjendje të mirë shëndetësore etje. Ky Projektligj sipas Sindikatës është i domosdoshëm të aprovohet”, tha Zeqiri.

Kryesindikalisti i policisë shtoi se lidhur me këto kërkesa, ende nuk kanë marrë përgjigje.

Zeqiri deklaroi se me këtë projektligj, kërkesat e policisë plotësohen pjesërisht.

” Për kërkesat e adresuara nga sindikata ende nuk kemi marr përgjigje.Në bazë të këtij Projektligji, kërkesat e policisë plotësohen pjesërisht sepse duhet të bëhen edhe disa plotësime, siç i thash më lart”.

“Ende nuk kemi ndonjë shumë të caktuar për të thënë se a i mbulon nevojat e atyre që pensionohen, por krahasuar me aktualitetin është më mirë sepse së paku do të ketë pension e jo si deri me tani me pension të pleqërisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat