​U. d. drejtori i përgjithshëm i PK-së takoi homologun e tij izraelit, flasin për rritjen e bashkëpunimit

Aktuale

​U. d. drejtori i përgjithshëm i PK-së takoi homologun e tij izraelit, flasin për rritjen e bashkëpunimit

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 14:01
Foto nga takimi

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, i shoqëruar nga drejtori i Divizionit për Hetimin e Krimeve, Fatos Makolli, po marrin pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Komisionarëve dhe Ekzekutivëve të LEA-s, e cila po zhvillohet në Izrael.

Në kuadër të kësaj vizite u realizuan takime të niveleve të larta, ndër to edhe takimi bilateral i realizuar me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Izraelit Yaakov Shabtai, me të cilin u diskutuan tema të rëndësishme në interes të organizatave policore.

Takimi kishte për qëllim të rrisë bashkëpunimin dhe avancimin drejt shkëmbimit të informacioneve, ofrimit të trajnimeve dhe përvojave më të mira ndërkombëtare në interes të organizatës policore, të cilat shërbejnë në zhvillimin dhe avancimin profesional të policisë edhe në luftimin e krimit të organizuar dhe kërcënimeve ndërkombëtare.

Hoti falënderoi Shabtai për përkrahjen dhe mbështetjen në realizimin e kësaj vizite mjaft të rëndësishme për Policinë e Kosovës, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat