Ambasadori gjerman: Mbështesim plotësisht synimin e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës

Aktuale

Ambasadori gjerman: Mbështesim plotësisht synimin e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 15:36
Jorn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde ka thënë se Berlini zyrtar mbështet plotësisht synimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Këtë deklaratë Rohde e ka bërë pas takimit që ka pasur sot bashkë me zyrtarë të Këshillit të Evropës me deputetë të Kuvendit të Kosovës.

“Unë nënvizova mbështetjen e plotë të Gjermanisë për Republikën e Kosovës në synimin për anëtarësim në Këshill të Evropës ”, ka shkruar Rohde.

Pjesë e këtij takimi kanë qenë deputetët Arben Gashi, Enis Kervan, Ariana Shoshi dhe Besnik Tahiri.

Më 12 maj Kosova kishte aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Aplikimin në selinë e Këshillit të Evropës, në Strasburg, e kishte bërë ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Gërvalla, në një paraqitje para mediave pas aplikimit në këtë organizatë, kishte theksuar se pret që shteti të anëtarësohet shpejt në këtë institucion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat