Peci: 3 milionë € janë ndarë për kompensimin e dëmeve të shkaktuar nga vërshimet në bujqësi

Aktuale

Peci: 3 milionë € janë ndarë për kompensimin e dëmeve të shkaktuar nga vërshimet në bujqësi

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 16:09
Foto nga vendi i ngjarjes

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim e ka diskutuar Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Pecin, raporton Ekonomia Online.

Ministri Peci tha se buxheti i ndarë vit për këtë ministri është 87 milionë euro. Ai ka sqaruar se kanë ekzekutuar rreth 55 milionë euro subvencione për fermerët.

Ai ka bërë të ditur se për kompensimin e dëmeve të shkaktuar nga vërshimet në bujqësi janë ndarë 3 milionë euro.

“Ne si Qeveri kemi paraparë që buxheti për vitin 2023 për MBPZhR-në të jetë 87 milionë euro, kemi një rritje të konsiderueshme. Sa i përket buxhetit vetanak kemi vazhduar rritjen në pagesat direkte. Në kategorinë e subvencioneve deri në këtë faze kemi implementuar rreth 55 milion e 163 mijë e 217 euro për fermer në kuadër të programit. ”.

“Kompensimi i dëmeve për fermerë do të jetë 3 milionë euro. Për ne është sfidë mungesa e akomodimit të stafit dhe qeraja e lartë që Ministria e Bujqësisë paguan, kemi ndarë buxhet edhe për ndërtimin e objektit të ministrisë”, tha ai.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu tha se rregulloret e Komisionit për trajtimin e buxhetit janë të panevojshme, duke shtuar se është e gëzuar me rritjen e buxhetit, por sipas saj, me rritjen e çmimeve ky buxhet nuk i mbulon kërkesat e fermerëve.

“Konsideroj që kjo pikë e rregullores për trajtimin e buxhetit është i panevojshëm dhe i pa rëndësishëm. Buxheti për këtë vit është rrit për 21% dhe ky fakt me gëzon, mirëpo në rritjen e këtij buxheti janë rritur edhe shpenzimet. Kjo rritje nuk duhet të na jep vetë kënaqësi. Kërkesat janë më të mëdha se sa që është ndarë buxheti”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat