Akuzat e opozitës/Deputeti i LVV: Nuk kanë argumente, vetëm fjalë boshe!

Aktuale

Akuzat e opozitës/Deputeti i LVV: Nuk kanë argumente, vetëm fjalë boshe!

Nga: M.Haziri Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 18:30
Foto ilustrim

Deputeti nga radhët e LVV, Vendenis Lahu në një prononcim për “Bota sot”, ka komentuar kritikat që kohëve të fundit opozita po vazhdon të I ketë për Qeverinë Kurti.

Ai u shpreh se ka kohë që opozitën e kemi parë duke kritikuar pozitën, dhe natyrisht duke përmendur Amerikën si pretekst mirëpo që nuk kanë argumente dhe nuk qëndron.

Gjithashtu deputeti thotë se kryeministri Kurti po e mbron interesin e vendit në mënyren më të mirë të mundshme, dhe aty ku arrin ta mbrojë më pak është për shkak të trashëgimisë që po këta kritikues na kanë lënë.

Opozitën e kemi dëgjuar duke e përmendur Amerikën por asnjëhere se kemi dëgjuar duke e kritikuar se si ata kanë arritur rezultate më të mira apo duke i argumentuar pretendimet e tyre për mosusksesn e kësaj qeverie në bisedime. Në fakt kjo flet mjaft për ta. Prishja e raportëve me Amerikën është kritikë e tyre e vetme nëse mund ta quaj kritikë, dhe vjen për shkak të mungesës së kritikes reale, të qartë e të argumentuar mirë për shkak se Kryeministri Kurti po e mbron interesin e vendit në mënyren më të mirë të mundshme, dhe aty ku arrin ta mbrojë më pak është për shkak të trashëgimisë që po këta kritikues na kanë lënë. Prandaj ato i konsideroj të jenë më shumë për konsum për elektoratin e tyre”, përfundoi Lahu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat