Bala: Gruaja shtatzënë që u vra sot kishte kërkuar ndihmë edhe më parë në institucionet përkatëse

Aktuale

Bala: Gruaja shtatzënë që u vra sot kishte kërkuar ndihmë edhe më parë në institucionet përkatëse

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 22:29
Nazlije Bala

Këshilltarja e ministres së Drejtësisë, Nazlije Bala, për Radio Dukagjini ka thënë se gruaja shtatzënë e cila u vra sot në oborr të QKUK-së kishte kërkuar ndihmë edhe më parë në institucionet përkatëse.

Ajo deklaroi se institucionet e sigurisë duhet ta shtojnë përgjegjshmërinë, dhe që viktimave të dhunës t’u jepet përkrahja e plotë. Po ashtu theksoi se lufta ndaj fenomenit të dhunës duhet të jetë e gjithë shoqërisë dhe të mos reduktohet vetëm në institucione.

Bala ishte sot e ftuar në program të mëngjesit në Klan Kosova, gjegjësisht në rubrikën Sytë 7, ku ka folur lidhur me fushatën kundër dhunës me bazë gjinore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat