Deputetja kërkon dorëheqjen e ministres Haxhiu pas vrasjes së shtatzënës në QKUK

Aktuale

Deputetja kërkon dorëheqjen e ministres Haxhiu pas vrasjes së shtatzënës në QKUK

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 22:53
Albulena Haxhiu

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Albana Bytyqi ka thënë se dorëheqja e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut është minimum i veprimit moral të kësaj qeverie, pas vrasjes së një shtatzëne në hapësirën e QKUK-së.

Përmes një postimi në Facebook, Bytyqi ka thënë se kjo qeveri ka dështuar në të gjitha nivelet politike.

“Dorëheqje e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut është minimum i veprimit moral të kësaj qeverie. Nuk do koment as analizë të thellë të konstatohet fakti që kjo qeveri ka dështuar në të gjitha nivelet politike”, ka shkruar Bytyqi.

Postimi i plotë:

Dorëheqje e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut është minimum i veprimit moral të kësaj qeverie. Nuk do koment as analizë të thellë të konstatohet fakti që kjo qeveri ka dështuar në të gjitha nivelet politike.

– Qeveri pa moral politik (vrasjet e pa fundme të grave dhe pa mbrojtjen e shtetit)

– Qeveri që shkatërron sistemin e drejtësisë me veprime kundër KGJK dhe KPK

-Qeveri pa ministër të Shëndetësisë

– Qeveri pa vendim për Drejtor të Policisë

Dorëheqja është akt që duhet të ndodh sot!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat