Vrasja e gruas shtatzënë para Gjinekologjisë, LDK thërret konferencë për media

Aktuale

Vrasja e gruas shtatzënë para Gjinekologjisë, LDK thërret konferencë për media

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Sot në orën 13:00, Forumi i Gruas i LDK-së mban konferencë për medie.

Përmes një komunikate për media, LDK ka njoftuar se tema e konferencës është vrasjet e grave dhe nevoja urgjente për reagim institucional e shtetëror.

Konferenca mbahet në selinë qendrore të LDK-së.

Mbrëmë i gjithë vendi kaloi në shok nga rasti i tmerrshëm që ndodhi në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Gruaja shtatzënë e cila ishte shtrirë në këtë Klinikë, Hamide Magashi, 35-vjeçare, dyshohet se u vra me dy plumba nga ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili, me të cilin ishin në proces të ndarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat