A do të ketë dorëheqje dhe shkarkime pas vrasjes së shtatzënës? – Flet ministrja Haxhiu

Aktuale

A do të ketë dorëheqje dhe shkarkime pas vrasjes së shtatzënës? – Flet ministrja Haxhiu

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 10:34
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se në momentin që do të verifikohet dështimi institucional, hallka që ka dështuar në rastin e shtatzënës së vrarë mbrëmë te Gjinekologjia, personi përgjegjës do të japë dorëheqje.

“Në momentin që do të verifikohet dështimi institucional, hallka që ka dështuar, personi përgjegjës do të japë dorëheqje, të gjithë ne që jemi në pozicione që mbajmë kemi përgjegjësi në përputhje me legjislacionin në fuqi, kompetencat janë të ndara, ju garantoj që nëse shohim që ka dështuar dikush do të ketë dorëheqje dhe shkarkime, por keni parasysh dorëheqjet dhe shkarkimet janë kërkuar edhe kur ka dështuar prokuroria, asnjë dorëheqje asnjë shkarkim, dhe këto raste këto mosveprime kjo neglizhencë po inkurajon kriminelët dhe vrasësit. Nuk kemi sot as një prokuror asnjë gjyqtar ka dhënë dorëheqje për shkak që nuk e ka kryer detyrën”.

Ajo tutje tha se ministrja e Drejtësisë nuk ka të drejtë shkarkojë prokurorët dhe gjyqtarët.

“Poe përmend këtë sepse jo vetëm mbrëmë jo vetëm sot, por në vazhdimësi kur po vriten gratë po kërkohet nga ministrja e Drejtësisë të shkarkojë prokurorë dhe gjyqtarë, ministrja e Drejtësisë e ka përfunduar reformën në drejtësi, reforma në drejtësi pritet të votohet në kuvend, jam e bindur që në momentin që do ta kemi s’do të ketë më prokuror dhe gjyqtar që s’do t’i kryejnë detyrat e tyre. Secili që nuk e ka kryer detyrën më të vogël është dorëheqja dhe shkarkimi, por vjen në shprehje edhe përgjegjësia penale”, tha ministrja Haxhiu, para mediave, pas përfundimit të mbledhjes së grupit ndërministror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat