Deklarohet avokati Koci, tregon sa mund të dënohet Haliti që shkeli urdhrin për mbrojtje

Aktuale

Deklarohet avokati Koci, tregon sa mund të dënohet Haliti që shkeli urdhrin për mbrojtje

Nga: A.Zh Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 10:38
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci, ka thënë se i dyshuari për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij te Gjinekologjia, mund të dënohet vetëm me gjobë prej 200 deri në 2000 euro, ose me burgim deri në 6 muaj, për shkeljen e urdhrit për mbrojtje.

Ai ka kërkuar që ky dënim të ashpërsohet urgjentisht dhe Ligji për Mbrojtje nga Dhuna në Familje të ndryshohet dhe plotësohet, përcjell Bota sot.

“Shkelja e urdhrit për mbrotje është vepër penale.

A e dini cili është dënimi? Gjoba prej dyqind (200) euro deri në dymijë (2000) euro ose me burgim deri në gjashtë muaj.

Anomali. Pak, shumë pak!

Dënimi duhet të ashpërsohet urgjentisht.

Në anën tjetër, Ligji për Mbrojtje nga Dhuna në Familje duhet të ndryshohet dhe plotësohet.

Rrethanat në shoqëri - vrasjet makabre të grave, e imponojnë këtë.

Natyrisht, duhet të rritët edhe efikasiteti i gjykatave, prokurorive dhe policisë!

Sidoqoftë, jemi shoqëri reaktive.

Gjykata me urgjencë sot e caktoi seancën për urdhërin mbrojtës të klientës time”, ka shkruar Koci në një postim në Facebook.

Gruaja e vrarë mbrëmë në oborrin e QKUK-së nga bashkëshorti i saj, Sokol Haliti kishte urdhër-mbrojtje deri me 13 mars 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat