Byzylykët për dhunuesit, Hoxha: S’kam parë buxhet të ndarë për këtë qëllim

Aktuale

Byzylykët për dhunuesit, Hoxha: S’kam parë buxhet të ndarë për këtë qëllim

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 00:30
Eliza Hoxha

Deputetja e PDK’së, Eliza Hoxha ka reaguar pasi ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu njoftoi se Qeveria e Kosovës shumë shpejtë do të ndajë 3 milionë euro për blerjen e pajisjeve elektronike që u vendosen dhunueseve të grave, që ndryshe njihen edhe si byzylykë.

Hoxha tha se pasi e mori këtë informatë, ka hyrë tek buxheti për të parë nëse të Policia e Kosovës apo Ministria e Drejtësisë ka një buxhet specifik për blerjen e këtyre byzylykëve.

Ajo tha se nuk ka një buxhet specifik për këtë, mirëpo shpreson që Haxhiu ta mbajë fjalën dhe ta sjell amendamentin që mundëson blerjen e këtyre byzylykëve.

“Unë qëllimisht hyra te buxheti dhe mund të ju them as te Policia e Kosovës as te Ministria e Drejtësisë nuk ka buxhet specifik për blerjen e këtyre byzylykëve, ata mund të bëjnë kode të reja meqensë ligji i buxhetit është në mes të dy leximeve, unë po pres që ministrja ta mbajë fjalën e ta sjell amendamentin për blerjen e këtyre byzylykëve”.

Ndryshe, Haxhiu ka thënë se kjo po bëhet përherë të parë nga Qeveria Kurti, duke kritikuar Qeveritë e kaluara që nuk e kanë zbatuar Ligjin për Mbikëqyrje Elektronike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat