Zgjedhjet në veri, mbyllet afati për aplikim për certifikimin e subjekteve dhe kandidatëve

Aktuale

Zgjedhjet në veri, mbyllet afati për aplikim për certifikimin e subjekteve dhe kandidatëve

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 16:58
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sot ka informuar se është përmbyllur afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin Komunal te Zveçanit dhe Leposaviqit, të cilat do të mbahen më 25 dhjetor 2022.

Gjatë kësaj periudhe (26 nëntor – 02 dhjetor 2022), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 2 aplikime për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje për komunën e Zveçanit dhe 3 për komunën e Leposaviqit.

SUBJEKTET POLITIKE ZVEÇAN LEPOSAVIQ

PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS 16 kandidatë 4 kandidatë

LËVIZJA VETËVENDOSJE 10 kandidatë  2 kandidatë

PARTIJA KOSOVSKIH SRBA/ 20 kandidatë

Sipas afateve të miratuara nga KQZ-ja, procesi i vendimmarrjes për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve do të bëhet deri më 6 dhjetor 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat