Lekaj për çështjen e targave: Atë ditë do të shpërthente një konflikt në veri që nuk e di kur ish ndal

Aktuale

Lekaj për çështjen e targave: Atë ditë do të shpërthente një konflikt në veri që nuk e di kur ish ndal

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 23:52
Pal Lekaj

Deputeti i AAK’së, Pal Lekaj tha se situata e krijuar për çështjen e targave, kurrë nuk ka qenë më keq gjendja në veri që nga pas lufta.

Lekaj tha se atë ditë, nëse nuk do merrej një vendim, atëherë do të shpërthente një konflikt që nuk do të dihej se kur do mund të ndalej.

“Kurrë ma keq pas luftës nuk ka qenë gjendja në veri se atë ditë, me shpërthy një konflikt që nuk e di kur ish ndal. Dihet takimet që i kanë pas tërë ditën deri në ora 12 që është marrë vendimi. Paramendoje që të mos kishte, sepse Kurti ka qenë në udhëtim, ambasadori ka komunikuar në mënyrë permanente me qeverinë dhe presidenten, për mos me ardh qajo”, tha Lekaj.

Tutje ai tha se kanë pasur informacione që atë ditë do të ndodh një konflikt.

“Kemi pas informacione që me të vërtet ka me ndodh ajo që nuk e di kur ish ndal. Falë qëndrimit të SHBA’së dhe insistimit të tyre që të bisedohet për 48 orë, sot e kemi pak më qetë situatën. Këto janë krejt veprimet apo kryeneçësia e kryeministrit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat