‘Shpërthen’ Kurti: Me këto bisha nga Karpatet nuk do të ketë paqe kurrë!

Aktuale

‘Shpërthen’ Kurti: Me këto bisha nga Karpatet nuk do të ketë paqe kurrë!

Nga: N. Sh. Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 12:25
Granit Xhaka duke u kacafytur me serbët

Zvicra ka shënuar fitore mbrëmë në Katar 3:2 ndaj Serbisë.

Kjo bëri që të tmerrohen lojtarët serbë.

Kryetari i Partisë Republikane të Kosovës, Faton Kurti e ka komentuar tensionimin e situatës që ndodhi mbrëmë në Katar, në lojën e futbollit Zvicra – Serbia.

Ai lojtarët serbë i quajti “hijena” të cilët, sipas tij, u turrën në tufë të sulkojnë “Luanin”, Granit Xhakën, i cili i vetëm fiton.

Kurti shkruan në një postim në Facebook se kurrë nuk do të ketë paqe me ‘bishat nga Karpatet’.

Ai serbët i quan ‘hordhi’.

Postimi i plotë:

"HIJENAT" NË TUFË SULMOJNË POR "LUANI" I VETËM FITON!

Kam patur shpresë se një ditë do të ishte e mundur të bëjmë paqen me këto bisha nga Karpatet, por tani defenitivisht jam i bindur se me këto hordhi paqe kurrë nuk mund të ketë.

"Hijenat" e kuptojnë vetëm gjuhën e forcës.

Kombi "Luan" shqiptarët i kanë të gjitha vetitë dhe mundësitë një që një ditë të fitojnë luftën ndaj këtyre armiqve shekullorë duke i treguar botës se ne jemi në këto trojet tona, Dem Baba Dem dhe e flasim gjuhën më të vjetër se vetë historia.

E ARDHMJA JU TAKON SHQIPTARËVE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat