Sali Berisha publikon fotografinë e Xhakës dhe Shaqirit: Vuçiq dhe vasali i tij Rama, në zi!

Aktuale

Sali Berisha publikon fotografinë e Xhakës dhe Shaqirit: Vuçiq dhe vasali i tij Rama, në zi!

Nga: N. Sh. Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 12:39
Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkruar për fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë.

Ai ka publikuar një fotografi të Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës, pas golit të shënuar mbrëmë në Katar, ku Zvicra mposhti Serbinë me rezultat 3:2.

Ai thotë se, Shaqiri sot është njëri nga tre golshënuesit në tre kampionate botërore, duke shtuar se me golin e tij i preu bileten ekipit racist serb.

Pas kësaj, ai shton se Vuçiqi dhe Edi Rama janë në zi.

“Nderim Xherdan Shaqirit! Së bashku me Ronaldon dhe Mesin është sot njëri nga tre golshënuesit në tre kampionate botërore. Me golin e tij i preu bileten ekipit racist të turpshëm serb. Vuçiq dhe vasali i tij Rama, në zi! #sb”, shkruan Berisha në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat