Gazeta “Bota sot” thyen rekord të ri lexueshmërie

Aktuale

Gazeta “Bota sot” thyen rekord të ri lexueshmërie

Nga: A.Zh Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 12:39
Logo e gazetës “Bota sot”

Gazeta më e madhe kombëtare shqiptare, “Bota sot”, po vazhdon të thyejë të gjitha rekordet e lexueshmërisë në internet.

Duke iu referuar Google Analytics (instrumenti më i saktë i matjes së audiencës), portali botasot.info gjatë ditës së djeshme, ka thyer rekord lexueshmërie.

Kështu dje në mbrëmje, gazeta ka arritur të ketë 12,723 vizita për minutë. Më së shumti vizita, “Bota sot”, mbrëmë pati nga Kosova, më pas nga Gjermania, Zvicra dhe Shqipëria.

Image
“Bota sot” dje pati afër 13 mijë vizita për minutë

E gjithë kjo vjen pas një pune dhe angazhimi të palodhshëm nga i gjithë stafi i gazetës “Bota sot”.

Portali i gazetës kombëtare “Bota sot”, gjatë gjithë kohës ka dëshmuar se është ndër mediat e para në raportimin e lajmeve profesionale, të sakta dhe të paanshme. Së bashku me ju lexues që i qëndroni besnikë gazetës sonë, ne vazhdojmë rrugëtimin drejt sukseseve të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat