Inspektorati Shëndetësor nis hetimet në Gjinekologji për rastin e gruas shtatzënë

Aktuale

Inspektorati Shëndetësor nis hetimet në Gjinekologji për rastin e gruas shtatzënë

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 13:47
Vendi ku ka ndodhur vrasja

Inspektorati Shëndetësor ka filluar tashmë hetimet në Klinikën e Gjinekologjisë për rastin e gruas shtatzënë e cila u vra të mërkurën rreth ores 18:00 në oborrin e klinikës.

Inspektorati Shëndetësor ka konfirmuar se janë duke hetuar rastin e gruas shtatzënë në Klinikën e Gjinekologjisë, e cila u vra të mërkurën mbrëma nga ish-bashkëshorti i saj.

“Inspektorati Shëndetësor me të marrë informatën është duke kryer të gjitha veprimet në kuadër të kompetencave me këtë rast, janë duke u kryer edhe inspektime në Klinikën e Gjinekologjisë”, thuhet në përgjigjen e ISH-së përmes zyrës për media të Ministrisë së Shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat