“Serbia nuk kalon”/ Zëdhënësi i VV-së krenohet me “llajkat” e Albin Kurtit

Aktuale

“Serbia nuk kalon”/ Zëdhënësi i VV-së krenohet me “llajkat” e Albin Kurtit

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 15:18
Arlind Manxhuka

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, ka bërë “screenshot” dy fotografitë e Kryeministrit, të cilat kanë marrë shumë pëlqime nga qytetarët.

Mbrëmja e së premtës ishte ndër ato netë, kur i madh e i vogël, shkruan e poston në Facebook. Kjo për faktin se dy shqiptarët titullarë tek kombëtarja e Zvicrrës, u përballën me Serbinë.

Kurti menjëherë pas fitorës së jashtëzakonshme të helvetikëve, shkroi në Facebook, një status mjaft të “nxehtë”, duke e shoqëruar atë me fotografinë e protagonistëve, Xhaka e Shaqiri.

“Serbia nuk kalon. Urime Zvicërr.” Shkroi Kurti, e që u pëlqye nga 105 mijë njerëz, deri më tash.

Por Manxhuka i Vetëvendosjes, ka gjurmuar, pak më thellë. Ngaqë është zëdhënës i partisë, ai siq duke e di me saktësi, edhe për pëlqimet e kryetarit të tij.

Manxhuka shpërndau, një fotografi që Kurti e kishte postuar për vit të ri, së bashku me familjen e tij, e që është pëlqyer 115 mijë herë.

Me gjith entuziasmin e mbrëmshëm, Manxhuka, konstatoi se postimi mbrëmshëm, nuk e theu rekordin, e vendosur nga vet Kryeministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat