Mimoza Kusari-Lila viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: U përshëndetëm me fjalët, shihemi në Kosovë!

Aktuale

Mimoza Kusari-Lila viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: U përshëndetëm me fjalët, shihemi në Kosovë!

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 15:32
Mimoza Kusari-Lila

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka vizituar Rexhep Selimin në Hagë.

Kusari-Lila tha se gjatë vizitës në Hagë ka takuar edhe bashkëluftëtarët e Rexhës.

“Me Rexhën dhe tjerët u përshëndetëm me fjalët, shihemi në Kosovë”, shkroi ndër të tjera deputetja e LVV-së në Facebook.

Postimi i plotë

Shihemi në Kosovë

Sot vizitova mikun dhe bashkëpuntorin tim Rexhep Selimi në Hagë i cili padrejtësisht po mbahen atje bashkë me krerët tjerë të UÇK-së.

Gjatë vizitës takova edhe bashkëluftëtarët e Rexhës tek të cilët pashë unitetin, vullnetin dhe besimin e palëkundur që nga kjo sfidë e vendit tonë të ri, të gjithë do të dalin faqebardhë!

Sa e rëndësishme aq edhe e ndjeshme është që kjo histori e re e Kosovës të shkruhet ashtu si e meriton që gjeneratat e reja të kuptojnë vlerën e lirisë dhe sakrificës për shtetin tonë.

Me Rexhën dhe tjerët u përshëndetëm me fjalët, shihemi në Kosovë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat