Këta janë zyrtarët policorë të suspenduar në Lipjan

Aktuale

Këta janë zyrtarët policorë të suspenduar në Lipjan

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 17:15
I suspenduari Fejsal Ahmeti

Drejtoria Rajonale e Prishtinës ka zbatuar rekomandimin e Inspektoratit Policor të Kosovës për suspendimin e Komandantit të Stacionit policor të Lipjanit, një rreshteri dhe dy hetuesve, për rastin e vrasjes së Hamide Magashit nga Sokol Halili.

Të suspenduarit nga IKP-ja janë Komandati i Stacionit policor të Lipjanit, Naser Sinani, rreshteri Hasim Lubovci si dhe hetuesit Fejsal Ahmeti dhe Frashër Rexhepi.

Hetuesi, Fejsal Ahmeti është vëllai i kryetarit të Lipjanit, Imri Ahmeti.

Nga IKP-ja kanë thënë se përmes hetimeve, Inspektorati ka arritur deri tek dyshimi se lidhur me zbatimin e Urdhrit-mbrojtës nga ana e zyrtarëve te Stacionit Policor Lipjan, ka elemente të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar ” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”.

Të mërkurën në mbrëmje Sokol Halili vrau ish-bashkëshorten e tij shtatzënë, Hamide Magashin, pranë Klinikës së Gjinekologjisë.

Mes lotësh, dje në Lipjan i është dhënë lamtumira e fundit shtatzënës Hamide Magashi, ndërsa Sokol Halili bëri vetëvrasje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat