Takimi me ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Ragmi Mustafa: Një ndër vizitat më emocionale të jetës time

Aktuale

Takimi me ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Ragmi Mustafa: Një ndër vizitat më emocionale të jetës time

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 17:21
Ragmi Mustafa

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, sot ka udhëtuar për në Hagë.

Mustafa ka takuar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që gjenden në paraburgim atje, teksa këtë vizitë e cilëson si më emocionalen në jetën e tij.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Mustafa thotë se të gjithë ish-krerët e UÇK-së ishin mirë me shëndet.

“Sot, në Hagë, pata një ndër vizitat më emocionale të jetës time. Takova Hashim Thaçin. Aty takova të gjithë ushtarët e lirisë, të gjithë ishin mirë! Me besimin e pa thyer që shumë shpejt do të jenë pranë nesh, të lirë siç u takon, u çmallëm e folëm gjerë e gjatë. Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e pastër dhe historia e saj nuk mund të rishkruhet nga askush!”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat