Zafir Berisha: Sllavët prej Karpateve sollën urrejtjen ndaj popullit autokton në Ballkan

Aktuale

Zafir Berisha: Sllavët prej Karpateve sollën urrejtjen ndaj popullit autokton në Ballkan

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 17:35
Zyrtari i lartë i Nismës, Zafir Berisha

Zyrtari i lartë i Nismës, Zafir Berisha, e ka bërë historianin duke i marrë me historinë e ardhjes së sllavëve në Ballkan.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se sllavët sollën edhe egërsinë dhe urrejtjen ndaj popullit autokton në gadishullin Ballkanik.

Sipas tij, ata kanë bartur nëpër breza “platformën” kundër shqiptarëve.

“Që nga ardhja e sllavëve në shekullin VI dhe Vll nga Karpatet e Rusisë së sotme në Ballkan, ata me vete kanë bartur edhe egërsin dhe urrejtjen ndaj popullit autokton në gadishullin Ballkanik, shqipëtarve si pasardhës të ilirëve. Gjatë gjithë historis, që nga Obranoviq, Garashanin, Qubrilloviq, Andriq, Rankoviq, Milloshoviq, Vuçiq e shumë të tjerë deri sot, kanë bartën nëpër breza “platformën” kundër shqipëtarve, urrejtje kjo e shprehur edhe në ndeshjen e futbollit mes Zvicrrës, ku lujtën dy shqipëtar dhe Serbisë”, ka shkruara ai.

Me tej, ai ka vlerësuar se serbëve iu duhen edhe shekuj të terë për tu bërë popull i civilizuar.

“Përveq evropianve, ka zëra edhe te ne që mendojn se me kalimin e kohës do të zbehen armiqësit serbo-shqipëtare! Mirpo po dëshëroj unë të jemë gabim kur mendoj se serbëve i duan edhe shekuj të tër me u bërë popullë i civilizuar dhe me u sjellëm si evropian. Mbi këtë realitit, ne duhet të veprojm si evropian, duke mos harruar se serbët e kemi në kufi”, ka shkruar Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat