Abdixhiku dhe eurodeputeti Mandl diskutojnë për zgjedhjet në veri

Aktuale

Abdixhiku dhe eurodeputeti Mandl diskutojnë për zgjedhjet në veri

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 17:44
Foto nga takimi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka takuar sot eurodeputetin Lukas Mandl dhe anëtarët e misionit përcjellës të zgjedhjeve të BE-së (EFM) në Kosovë, ku kanë diskutuar për situatën aktuale politike në vend, veçanërisht për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri.

Sipas një njoftimi të LDK-së, gjatë këtij takimi u diskutua për reformën zgjedhore, me ç’rast Abdixhiku shprehu gatishmërinë e LDK-së për të dhënë kontributin e saj gjatë këtij procesi.

“Përfshirja e grave dhe të rinjve, si dhe avancimi i rolit të tyre brenda LDK-së dhe përtej ishte edhe një prej temave me interes gjatë këtij takimi”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat