Kurti befason me deklaratën “Më keni bo Kryeministër, ma mirë me u pa bo kryeprokuror”

Aktuale

Kurti befason me deklaratën “Më keni bo Kryeministër, ma mirë me u pa bo kryeprokuror”

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 23:01
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka befasurar me deklaratën e tij, ku thotë se ‘më keni bo kryeministër, më mirë me u pa bo kryeprokuror’.

Këtë deklaratë Kurti e ka bërë gjatë një takimi, ndërsa videoja është publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje në faqen e tyre zyrtare në Facebook.7…

Në këtë video, Kurti dëgjohet duke thënë se prokuroria dhe gjyqësia duhet të funksionojnë si duhet.

“Secilën ditë që po vazhdoj si kryeministër shpeshherë edhe duke e dëgju ministrin Hekuran, po më duket që hala më e rëndësishme kish me qenë me u pa bo kryeprokuror. Po une kryeprokuror s’muj me u bo, e kryeministër m’keni bo ju, po kryeprokuror s’muj me u bo. Se për të ecë mbarë po nuk funksionoi edhe prokuroria edhe gjyqësia qysh duhet, do të vonohemi shumë. Se këta me na nalë s’mujnë. Po, me na vonu po, ama gjithnjë e më pak, e unë jom optimist që edhe në këtë pengesë ia dalim bashkë sikurse në të tjerat”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat